Johan Cruyff vuan nga kanceri në mushkëri
22/10/2015 10:25
Futbollisti më i mirë i historisë së Holandës dhe një nga më të mirët e historisë së futbollit botëror, Johan Cruyff, vuan nga kanceri në mushkëri.
Sipas “Catalunya Radio”, ish-lojtarit të Ajax dhe Barcelona i është diagnostikuar sëmundja gjatë kësaj jave dhe tashmë ai do të nisë konsultimet me mjekët për trajtimin e duhur.
Burime pranë legjendës bëjnë me dije se Cruyff nuk e ka lëshuar veten dhe është i gatshëm të nisë trajtimin.
Top Channel