Chelsea hedh sytë nga kampionati spanjoll për të përforcuar repartin e avancuar sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që publikohet te britanikja “Metro”, “Blutë” e Londrës kanë vënë në shënjestrën e tyre Antoine Griezmann të Atletico Madrid.
Gjithnjë sipas “Metro”, futbollisti francez ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Jose Mourinho, i cili i ka kërkuar menjëherë padronit të Chelsea, Roman Abramovich, që të bëjë tentativën e tij për ta sjellë atë në “Stamford Bridge”. Megjithatë, në këtë pikë kampionët e Anglisë duhet të përballen me konkurrencën e Arsenalit, pasi edhe “Topçinjtë” janë vënë në ndjekje të tij.
Por Griezmann nuk është i vetmi që është vënë në qendër të vëmendjes së Chelsea. Në Spanjë janë shfaqur zërat për një interes të klubit londinez për sulmuesin e CeltaVigo, Nolito. Sipas medias iberike, Chelsea po mendon të ndërhyjë në merkaton e janarit për të blerë futbollistin. Por edhe në këtë rast, për “Blutë” nuk do të jetë e lehtë për të arritur te objektivi i tyre, pasi për sulmuesin spanjoll janë në garë edhe Barcelona e Arsenali.
Top Channel