Tjetër rekord në Champions për Iker Casillas

21/10/2015 18:30

Iker Casillas ka arritur të thyejë një tjetër rekord në Champions League. Spanjolli i Portos ka kaluar holandezin Edwin van der Saar, duke u bërë portieri me më shumë ndeshje pa pësuar gol në historinë e këtij kompeticioni.

Ish-kapiteni i Real Madrid, pas ndeshjes që Porto fitoi 2-0 ndaj Maccabi në “O Dragao” të martën, plotësoi 51 ndeshje pa pësuar gol në Champions, duke kaluar Van der Saarin, i cili ka arritur të mbajë rrjetën e tij të paprekur në 50 ndeshje.

Në shtatorin e këtij viti, Casillas arriti një tjetër rekord në Champions, kur kaloi Xavi Hernandezin si lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në kompeticionin evropian (151).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA