Koka-Tejerina, diskutime për zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve

21/10/2015 14:25

Zhvillimi i qëndrueshëm i pyjeve dhe biodiversiteti në vendin tonë kanë qënë në fokus të takimit mes ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe homologse spanjolle, Isabel Garcia Tejerina.

Ministri Koka njohu homologen e tij me politikat mjedisore të dy viteve të fundit të qeverisë shqiptare. Të dy ministrat diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën mjedisore. Takimi Koka- Tejerina është bërë në kuadër të Konferencës së 7-të ministeriale për Mbrojtjen e Pyjeve në Europë.

“Ligji i ri i pyjeve do ta radhisë vendin tonë në vendet europiane që kanë sensibilitet të lartë për pyjet. Takimi me kolegen spanjolle sigurisht ishte i një rëndësie të veçantë. Diskutuam për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe një sërë bashkëpunimesh në vitet në vijim”, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA