Koreografitë më të mira në shkallët e stadiumit

20/10/2015 11:00

Në derbin e Italisë, të luajtur të dielën në mbrëmje mes Interit dhe Juventusit ra në sy koreografia thumbuese e tifozëve zikaltër ndaj rivalëve të tyre bardhezinj.

Koreografia pasqyronte tripletën e vitit 2010 me tre qenë që simbolizonin tifozët e Juventusit dhe shënimin “vazhdoni të ëndërroni…”, referuar ëndrrës së tifozëve bardhezi për realizimin e tripletës.

Kjo koreografi gjeti pasqyrim në media dhe në internet, ndoshta më shumë edhe sesa vetë rezultati i ndeshjes, por nuk është e vetmja e këtij lloji. Ndër vite tifozë të skuadrave të ndryshme kanë realizuar “vepra arti” në impiantet futbollistike, duke nisur që nga Stambolli e deri në Kopenhagen.

Më poshtë disa prej koreografive që do të mbeten në histori:

1)    Dragoi tmerrues me sytë e zjarrtë i tifozëve të Portos realizuar në ndeshjen e fituar 1-0 me Benfikën këtë vit.

2)    Kur bëhet fjalë për “El Classico” gjithçka duhet të jetë perfekte, edhe koreografia e tifozëve. Kështu premtuan tifozët e Barcelonës në ndeshjen e majit 2015 dhe nuk zhgënjyen. Katalanasit formuan një fanelën me numër 12 në shkallët e “Camp Nou” me ngjyrat e skuadrës së tyre të zemrës dhe flamurit të Katalunjës.

3)    Në tetor të 2014, tifozët e Gallatasarajit rikujtuan një episod të vitit 1996, kur tifozi i tyre, Graeme Souness hyri në fushë dhe nguli në qendër të saj flamurin “verdhekuq” pas dy fitoreve të skuadrës së tij ndaj rivalëve historikë të Fenerbahçes në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Turqisë.

4)    Në prill të 2014-ës luhej derbi i Rumanisë mes Dinamos dhe Steauas. Tifozët pritës kishin menduar gjithçka në simfoni…dhe simfoni ndërtuan. Ata shkrinë në shkallët e stadiumit gjithë idenë e tyre përmes teknologjisë 3D.

5)    Tifozët e Borusias së Dortmundit nuk zhgënjejnë asnjëherë kur bëhet fjalë për koreografitë e tyre. Të paktë janë ata që mund të kenë harruar “tifozin me dylbi”, një koreografi e realizuar në ndeshjen e 2013-ës në Ligën e Kampioneve mes verdhezinjëve dhe skuadrës së Malagas. Nënshkrimi poshtë përkthehet: “Në kërkim të kupës së humbur”.

6)    Sërish tifozët e Dortmundit, por këtë herë në Bundesligë. Në vitin 2011, verdhezinjtë mendojnë diçka gjeniale për hapjen e ndeshjes me Voflsburgun; një kafkë e frymëzuar nga logo e bandës së famshme të muzikës Rock, AC/DC.

7)    Ndoshta nuk keni dëgjuar shumë, por përplasja mes FC Kopenhagen dhe Brondbit është ndër më të zjarrta në botën e futbollit. Për ta përligjur këtë, në maj të 2014, tifozët vendas ndërtojnë një koreografi 3D me një top të madh artilerie me shkrimin: “Urdhri për të qëlluar armikun u dha! Kopenhageni është i yni!”

FOTO GALERI
8/8
Tifozë e Kopenhagenit shpalosin artilerinë ndaj Brondbit...qyteti është i yni!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA