ATP Tour Finals, Djokovic dhe Federer në gjysmëfinale

20/10/2015 11:35

Novak Djokovic dhe Roger Federer janë gjysmëfinalistët e parë të ATP Tour Finals. Tenisti serb mundi në sfidën e fundit në grupin “Stan Smith” çekun Thomas Berdych me rezultatin 2-0. Numrit 1 të botës i mjaftonte edhe fitorja e një seti të vetëm në këtë përballje për të qenë mes 4 më të mirëve të turneut Masters të fundvitit, por 28-vjeçari mori maksimumin e kësaj ndeshjeje.

Djokovic arriti të fitojë setin e parë 6-3, pavarësisht gabimeve të kryera në këtë set, ndërkohë që në fraksionin e dytë të lojës serbi e mbylli 7-5. Kundërshtari i numrit 1 të botës në gjysmëfinale do të jetë spanjolli Rafael Nadal, i cili e ka siguruar vendin e parë në grupin “Ilie Nastase” pas sukseseve me zviceranin Wawrinka dhe skocezin Murray.

Roger Federer e mbylli fazën e parë të ATP Tour Finals pa asnjë humbje. Tenisti zviceran arriti të mposhtë edhe japonezin Kei Nishikori me rezultatin 2-1 dhe tashmë pret kundërshtarin e tij në gjysmëfinale që do të dalë nga përballja Wawrinka-Murray. Federer arriti të mposhtë japonezin në setin e parë 7-5, por Nishikori e vendosi sfidën në ekuilibër duke fituar të dytin 6-4. Në setin final ishte sërish 34-vjeçari ai që iu imponua kundërshtarit të tij, duke e fituar atë 6-4 dhe krejt ndeshjen 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA