Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët OSBE ka nisur në Gjirokastër një fushatë të gjerë kundër dhunës në familje dhe sensibilizimin e viktimave të kësaj dhune që ta denoncojnë atë.
Në ditën e dytë të fushatës, deputetja Olta Xhaçka tha se numri i rasteve të dhunës të denoncuara nga gratë është thuajse i papërfillshëm, çka duhet të ndryshojë.
“9 në 10 gra nuk e denoncojnë dhunën, që do të thotë që edhe ata fëmijë që mund të jenë viktima direkte të dhunës, por edhe filiza të një shembulli të keq, jo vetëm që nuk e denoncojnë por në një mënyrë mund të bashkëjetojnë, të rriten me të”, deklaroi Xhaçka.
Që prej së enjtes në Gjirokastër janë zhvilluar disa aktivitete që kanë përfshirë edhe shkollat e qytetit, pedalim publik kunër dhunës, si dhe informim mbi aspekte të legjislaconit kombëtar dhe ndërkombëtar kundër fenomenit.
Top Channel