Policia e Durrësit ka zbuluar një laborator të përpunimit dhe paketimit të kanabisit. Në saj të operacionit të koduar “Koordinata” efektivët kundër narkotikëve të policisë së Durrësit kanë sekuestruar një sasi prej 700 kg kanabis sativa.
Laboratori është zbuluar në zonën e ish-Kënetës, ndërsa janë arrestuar në flagrancë shtatë persona.
Të arrestuarit janë shtetasit Hiqmet Pashollari, 61 vjeç, Bejto Kotaj, 53 vjeçm Ajet Sulajm, 40 vjeç, Pajtim Braçaj, 52 vjeç, Festim Xhelilaj, 39 vjeç, Qerim dhe Lutfi Xeka, përkatësisht 47 dhe 25 vjeç.
Këta persona akuzohen se në bashkëpunim e me njëri-tjetrin kultivonin dhe trafikonin lëndën narkotike. Paraprakisht dyshohet se droga e kapur kishte si destinacion tregjet europiane.
Policia thotë se po vijon operacionin për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike. Njëri prej tyre është Valter Pashollari, 35 vjeç, i shpallur në kërkim.
Top Channel