Disa vatra zjarri kanë përfshirë pyjet në rrethin e Dibrës. Konkretisht, bëhet fjalë për një zjarr të rënë prej pesë ditësh në malin e Gramës, në brendësi të parkut kombëtar të Korabit. Zjarri i përmasave të mëdha vijon ende dhe ka djegur dhjetëra hektarë pyje pishe.
Në të njëjtën kohë, një tjetër vatër e madhe zjarri që ka nisur prej një jave ka shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje ahu. Kjo vatër ka përfshirë pyjet në veri të njësisë administrative Selishtë dhe prej disa ditësh ka kaluar në territorin e njësisë administrative Muhurr, përkatësisht pyjet e Runjës.
Një vatër më e vogël në përmasa ka përfshirë një sipërfaqe pyjore ahu në fshatin Rabdisht, që ndodhet shumë afër qytetit të Peshkopisë.
Në të gjitha rastet e shfaqjes së zjarreve nuk ka pasur reagim nga ana e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor. Njësitë administrative janë ende në krijimin e tyre dhe nuk dihet se kush janë kompetencat e secilës.
Top Channel