Reshjet, bllokohet rruga mes njësive të Labinotit
16/10/2015 17:25
Si pasojë e shirave të ditëve të fundit është shembur një pjesë e rrugës që lidh njësitë Labinot Mal dhe Labinot Fushë.
Rruga është dëmtuar në një pjesë të saj dhe për të evituar çdo rrezik të mundshëm, Shtabi i Emergjencave Civile ka vendosur ta bllokojë përkohësisht atë.
Banorët e këtyre zonave do të kenë mundësi të lëvizin në dy akse të tjera alternative, të cilat janë më të gjata, por kjo masë merret për çështje sigurie.
Duke kërkuar mirëkuptimin e banorëve, autoritetet thanë se do të punohet me intensihet për ta bërë funksional këtë aks rrugor.
Top Channel