Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët “Shkoni bëni vizita”. Ky është mesazhi që përcolli për të gjitha gratë shqiptare, Terezina Hardhi, e cila e ka fituar betejën e saj me kancerin e gjirit.
Në marshimin rozë kushtuar luftës së kancerit të gjirit, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se dikasteri që ai drejton prej dy vitesh, ka zgjeruar kujdesin për sëmundjet tumorale në gjithë spektrin e tyre, por njëkohësisht pranoi se ende nuk plotësohen të gjitha nevojat.
Në Shqipëri, shkalla e zbulueshmërisë së kancerit të gjirit është e ulët ndaj dhe rastet e mbijetesës janë më të pakta. Nisur nga këto të dhëna, ambasadori Donald Lu solli në vëmendje shifrat nga Shtetet e Bashkuara.
Kanceri është një nga problemet më të mëdha shëndetësore në Shqipëri. Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se vetëm në një vit shtohen 6000 raste të reja të të prekurve dhe gjithashtu vërehet shtim i rasteve në moshë të re, kryesisht të kancerit të gjirit tek femrat.
Top Channel