Kosovë, Federata e Atletikës pranohet në IAAF

16/10/2015 14:40

Federata e Atletikës së Kosovës është pranuar në Federatën Evropiane të Atletikës, në konventën që është duke u mbajtur në Lozanë të Zvicrës.Lajmi është konfirmuar nga Federata e Atletikës së Kosovës, e cila u bë Federata e 51-të në Federatën Evropiane.

Nga drejtuesit e FAK-ut konsiderohet si një ditë historike për sportin kosovar.

“Federata Atletike e Kosovës është themeluar me 21 shtator në vitin 1991. Prej asaj kohe e deri më sot gjenerata të tëra atletësh, trajnerësh e punëtorë sportivë kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për avancimin dhe zhvillimin e këtij sporti dhe atletika e Kosovës është shumë mirënjohëse dhe pranimi në IAAF dhe në EAA është pjesë edhe meritë e tyre”, thuhet në njoftimin e FAK-ut.

“Na pret punë shumë e madhe, duhet ta zgjerojmë rrethin e angazhimeve dhe në sensibilizimin e sportit të atletikës tek gjeneratat e reja. Pranimi në IAAF dhe EAA jep mundësi për zhvillimin e sportit të atletikës në Kosovë, por është edhe një sfidë me të cilën duhet të përballemi me të gjitha kapacitetet që kemi”, shtohet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA