Veliaj e Peleshi prezantojnë projektin për Parkun e Liqenit

15/10/2015 11:05

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, prezantuan masterplanin për Parkun e Liqenit, si edhe atë të hyrjes së Parkut.

Masterplani përfshin korsi individuale dhe alternative për çiklistët, korsi vrapimi, pastrim dhe shfrytëzimin e liqenit, ku përfshihet një stacion varkash. Zëvendëskryeministri e vuri theksin në hapësirat e gjelbërta, që shtohen falë këtij plani.

“Përmes këtyre dy planeve, sipërfaqja e gjelbërt e parkut të Tiranës shtohet me rreth 5 hektarë. Është një përgjigje në fakt edhe ndaj shqetësimeve të qytetarëve, të cilat shoqëruan fillimin e konkursit. Sipërfaqja e Gardës u rikthehet qytetarëve. Shërbimet publike kryesore do të integrohen më pranë, për të qenë më transparente. Bashkia e Tiranës është sot këtu për të treguar vullnetin e saj”, tha zv.kryeministri Peleshi.

As 3 muaj nga marrja e detyrës – tha kryebashkiaku Veliaj, – po realizojmë një premtim tonin.

“Një nga premtimet që po mbajmë menjëherë është ai për të kthyer Parkun e Liqenit në një të tillë që u takon qytetarëve të Tiranës dhe jo zaptuesve të kryeqytetit. Në një park që ka nevojë për gjelbërim dhe jo në një park që ishte kthyer në një gropë septike”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.

Vetëm pak minuta, pasi kryebashkiaku i Tiranës kishte nisur fjalën në podium, u afrua tek ai kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashki, Leonard Olli, i cili ngriti shqetësimin e largimit të romëve.

“Përgëzime për shfaqjen e bukur që po e zbukuroni qytetin me aksione me goditje të përqëndruar, por mbi të gjitha duhet të kuptoni se është e drejta e njerëzve për të jetuar, jo me dhunën e fadromave dhe atë të policisë”, tha Leonard Olli.

Pas këtij dialogu, Veliaj shpjegoi përmbajtjen e marsterplanit.

“Faktet janë kokëfortë. Lajmi i morë sot është se, jo vetëm nuk i është marrë 1 mm katror liqenit, por i janë shtuar sot 5.5 hektarë nga ish-Garda Republikës. Do të rrafshohen 13 ndërtesa dhe nga 14 ndërtesa, ngelet vetëm 1 ndërtesë. Masterplani i liqenit është ndarë në 10 miniprojekte, një prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit, një tjetër është zona e plazhit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur, që projekti i parë të jetë parku i madh i lodrave të fëmijëve”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA