Dita botërore e Shkopit të Bardhë

15/10/2015 12:50

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në qytetin e Elbasanit është organizuar këtë të enjte një aktivitetet sensibilizues në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

Kjo ditë simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe integrimin në shoqëri.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Ahmet Kaçi ngriti shqetësimet e kësaj shtrese, sidomos vështirësitë e tyre në lëvizje.

Kaçi deklaroi gjithashtu se, në Shqipëri ekzistojnë ligje të mira për këtë shtresë, por mungon vullneti për t’i zbatuar.

Ajo që vihet re është fakti se vit pas viti në një aktivitet të tillë, kërkesat janë të njëjtat, çka vë në dukje se asgjë nuk ndryshon për këtë kategori.

Top Channel