Barça sërish në telashe, Neymar rrezikon pezullimin nga aktivitetet

15/10/2015 00:00

Shtohen gjithnjë e më shumë problemet për Barcelonën dhe yllin brazilian të saj, Neymar.

Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja braziliane “Globo”, klubi i Santosit i ka kërkuar FIFA-s të pezullojë sulmuesin nga të gjitha aktivitetet për 6 muaj për mosrespektim të kontratës, denoncim ky që u bë pasi u mësuan shifrat reale të transferimit të tij te klubi katalanas.

Sipas drejtuesve të Santosit, Neymar nuk i zbatoi kushtet e vendosura për transferimin e tij te Barcelona dhe tani do të jetë një komitet i FIFA-s, që do të vendosë nëse ka arsye, apo jo, për të pezulluar futbollistin 23-vjeçar nga aktivitetet futbollistike.

Skuadra braziliane iu referua nenit 17 për të bërë këtë denoncim ndaj Neymar. Ky nen parashikon dhënien e një dëmshpërblimi për klubin e dëmtuar nga mosrespektimi i kontratës, si dhe ndëshkimin e vetë lojtarit me 4-6 muaj pezullim nga aktivitetet.

Top Channel