Ideja e largimit të skuderive Red Bull dhe Toro Rosso nga Botërori i Formulës 1 po merr gjithnjë e më shumë formë. Një gjë e tillë ka shtuar shqetësimin te 1000 punonjësit e këtyre dy skuadrave, pasi rreziku për të humbur vendet e tyre të punës është i madh. Por, pronari i Red Bullit, Ditrich Mateshitz, i ka siguruar ata që nuk ka ndërmend t’i lërë në baltë nëse merret përfundimisht vendimi për të lënë këtë kampionat.
Është e përditshmja britanike “Telegraph” ajo që ka folur për këtë problem, duke theksuar se punonjësit e Red Bullit e Toro Rossos do të përfshihen në projekte të tjera nëse këto skuadra nuk do të marrin pjesë në Botërorin e vitit 2016.
Red Bull është në një udhëkryq në këtë moment, për shkak të vështirësive që po has në gjetjen e një kompanie furnizuese me motorë. Mercedes dhe Ferrari ishin opsionet më të mira në këtë pikë, por drejtuesit e tyre preferuan të mos e pranojnë një bashkëpunim me Red Bullin, veprim ky që është kritikuar si nga Christian Horner, ashtu edhe Adrian Neëey, me këta të fundit që theksuan se frika për të përforcuar një skuadër rivale shtynë Mercedes dhe Ferrarin të refuzojnë ndihmën ndaj Red Bullit.
Top Channel