Shkodër, sekuestrohet arsenal armësh dhe tritol; 4 të arrestuar

13/10/2015 10:55

Policia e Shkodrës ka sekuestruar armë, municione dhe tritol në një operacion të gjerë kundër armëmbajtjes pa leje. Burime zyrtare të policisë së qarkut bëjnë me dije se janë arrestuar katër persona.

Më konkretisht, 66-vjeçarit Pal Hila nga fshati Mal i Jushit i janë gjetur një armë zjarri automatik, dhe dy karrikatorë me 30 copë fishekë. Ndue Kola, 71 vjeç nga Bushati është arrestuar pasi i janë gjetur, një armë zjarri automatik, një krehër me dy fishekë në të dhe 33 copë fishekë.

Gjithashtu, janë arrestuar babë e bir, Zija Jupa, 73 vjeç dhe Ylber Rupa 40 vjeç, në Shkodër. Në banesën e tyre janë gjetur një kallëp tritoli 400 gram, një sasi fitili përcjellës, 18 kapsolla detonatore, një automatik, dhe dy krehëra me nga 300 fishekë të cilat i kishin pa leje.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA