Java e solidaritetit. “Tirana dhuron”, nisma e Bashkisë

13/10/2015 16:55

“Tirana dhuron”! Kjo është nisma më e re e Bashkisë së Tiranës në javën e solidaritetit dhe punës në komunitet. Nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku, fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e nismës, duke dhuruar për njerëzit në nevojë apo të shpenzojnë pak orë në Shtëpinë e Fëmijës.

Java e solidaritetit dhe e punës në komunitet pritet te kulmojë në 18 tetor, në “Ditën pa makina” dhe në 19 tetor, “Dita e Lumturimit të Nënë Terezës”.

Në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, Bashkia e Tiranës ka vendosur 12 kosha dhurimi në rrugët kryesore të qytetit, ku çdo qytetar mund të dhurojë diçka modeste.

Njëkohësisht, janë parashikuar edhe një sërë aktivitetesh të tjera, të cilat synojnë rritjen e kontributit të qytetarëve që mund të dhurojnë diçka të nevojshme për shtresat në nevojë.

Top Channel