Conte e mban pezull, Italia me plan “B”

13/10/2015 13:45

Antonio Konte vazhdon të mbajë pezull kombëtaren italiane. Tekniku i “Të kaltërve” ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë ende në këtë pankinë apo jo, edhe pse e ka marrë propozimin për një gjë të tillë nga Federata Italiane e Futbollit, e cila i ka ofruar rinovimin e kontratës deri në përfundim të Botërorit 2018.

Duke parë këtë gjendje, drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit në Itali kanë filluar të mendojnë për emrat që mund ta zëvendësojnë atë.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’, një prej emrave që po përmenden në ambientet e Federatës Italiane është ai i Massimiliano Allegrit, me këtë të fundit që ishte shumë pranë marrjes së kësaj detyre përpara zgjedhjes së Kontes.

Por në horizont shfaqen edhe 2 pista të tjera dhe njëra prej tyre është dyshja Lippi-Cannavaro, për të cilët është folur edhe përpara disa muajsh.

Nuk përjashtohet as ardhja e Fabio Kapelos, që tashmë është i lirë pas zgjidhjes së kontratës me Federatën Ruse, ndërkohë që opsioni Ancelotti është i pamundur, pasi ishte vetë tekniku nga Reggio Emilia që e hodhi poshtë mundësinë për të qenë trajneri i kombëtares italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA