Armando Sadiku, “mirënjohja e qytetit të Elbasanit”

13/10/2015 11:30

Futbollisti i kombëtares Armando Sadiku tashmë është mirënjohja e qytetit të Elbasanit. Titulli i është dorëzuar nga vetë kreu i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini në një ceremoni të posaçme.

Sadikut i jepet titulli “Mirënjohja e qytetit” me motivacionin “për kontributin e vazhdueshëm si futbollist në ekipin tonë kombëtar të futbollit, në kualifikimin për kampionatin europian France 2016.

“Sadiku nderoi jo vetëm qytetin e Elbasanit, por të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen. U realizua ëndrra e çdo shqiptari”, u shpreh kryetari i bashkisë, z. Sejdini. Sadiku nga ana e tij i dhuroi kryebashkiakut bluzën e tij me numrin 10.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA