Shembet ura, izolohen 5 fshatra në Elbasan
12/10/2015 12:45
Rrëzimi i një ure në fshatin Papër të Elbasanit ka izoluar pesë fshatra të zonës. Prurjet e shumta të lumit kanë shembur urën që ishte ndërtuar vetëm pesë vite më parë.
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi është e pamundur lëvizja në këtë situatë. Edhe mësimi është pezulluar në dy shkolla 9-vjeçare të Pajunit për shkak të shembjes së urës. Krahas nxënësve, edhe mësuesit e kanë pasur të pamundur të shkojnë në vendin e punës.
Top Channel