Çmimi i Madh i Rusisë nuk ishte pozitiv për Kimi Raikkonen. Piloti finlandez u ndëshkua nga komisarët e garës me zbritje në pozicionet e fundit për shkak të aksidentit me Valteri Bottas në xhiron e fundit.
I pyetur për atë çfarë ndodhi në këtë moment, Raikkonen deklaroi se veprimi i tij nuk ishte një çmenduri.
“Tentova të parakaloja Bottasin në të njëjtën pjesë të pistës ku kisha vepruar edhe më parë. Pasi kalova kthesën 3, pashë që kisha hapësirë të mjaftueshme tek ajo pasardhëse. Nuk e di nëse Bottas e priste apo jo që ta sulmoja në atë pikë dhe nuk e di nëse më pa apo jo, por ishte një episod ku nuk kishte mundësi të ktheheshim prapa. Kërkova që të kaloja së më shumë në pjesën e brendshme, por nuk kishte hapësira dhe për këtë arsye pati kontakt mes nesh. Ishte diçka e pakëndshme për ne, por kjo është pjesë e garave. Është për të ardhur keq, pasi manovra ime ishte për të shfrytëzuar një rast të mirë dhe jo një gjest çmendurie”, tha Raikkonen.
Top Channel