Shqiptarët festojnë suksesin historik; shiu i papërfillshëm

11/10/2015 20:10

Tashmë shqiptarët nuk i ndal më askush. Ata kanë siguruar një biletë për në Francë. Pavarësisht shiut të madh që ka pushtuar vendin, me qindra tifozë të kombëtares kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të festuar.

Mësohet se jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe në të gjitha shtetet ku ata jetojnë kanë nisur festimet.

Shqipëria fitoi 0-3 në Armeni ndeshjen e fundit në grup, duke siguruar pjesëmarrjen direkte në EURO 2016 pa pasur nevojë të zhvillojë ndeshje në play off. Këtë gjë tashmë duhet ta bëjë Danimarka që renditet e treta, ndërsa Portugalia është në vendin e parë në grup.
 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel