Kryeministri Edi Rama ironizoi Partinë Demokratike, kur me një Twitter risolli në vëmendje shprehjen “vajmedet Partia Demokratike”, të cilën e përdor gjithmonë për të shprehur keqardhjen për qëndrimet e opozitës.

Sipas kryeministrit opozita ben politike me shiun dhe bën sikur u qan hallet e njerëzve, duke sharë qeverinë e keqe se nuk ndalon prurjet e shiut. 

Më herët, kryeministri kishte bërë një Twitter ku kishte thënë se ishte i pamundur organizimi në parkun e Kryeministrise për të parë ndeshjen e kombëtares me Armeninë.

Top Channel