Progres-raporti, Gjosha: Pritet të jetë pozitiv

10/10/2015 12:20

Qeveria shqiptare pret që progres-raporti për Shqipërinë të jetë pozitiv. Duke folur nga Korça, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë se reforma në drejtësi është një kusht i panegociueshëm.

“Progres- raporti pritet të jetë pozitiv, kemi në proces reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është kyç dhe i panegociueshëm. Raporti do të paraqesë klimën politike që kemi kohët e fundit”, tha Gjosha.

Top Channel