PD, Dogjani: Saimir Tahiri të largohet, krimi po kërcënon sigurinë publike

10/10/2015 14:20

Partia Demokratike vijon deklaratat e saj për largimin e ministrit Saimir Tahiri nga posti i Ministrit të Brendshëm. Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, tha se krimi po kërcënon sigurinë publike.

“Krimi në vend po rritet në mënyrë dramatike, dhe siç e shohim vrasjet janë shtuar, grabitjet me maska ndodhin në rrugët kryesore të vendit, si mbrëmë, 5 kilometra larg qendrës së kryeqytetit në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin kombëtar më të përdorur nga qytetarët, ku me maska dhe me armë u terrorizuan udhëtarët dhe u grabit makina. Krimi shtohet dhe sërish ministër të brendshëm kemi Tahirin që është nën akuza të tmerrshme për bashkëpunim me bandat e drogës”, tha Dogjani.

Top Channel