USAID dhe qeveria suedeze, 6 mln dollarë për turizmin

08/10/2015 13:10

USAID dhe qeveria suedeze do të financojnë 6 mln dollarë për zhvillimin e turizmit, përmes një konkursi që do të përzgjedhë idetë më të mira për shfrytëzimin e potencialeve turistike në vend dhe rritjen e punësimit në këtë sektor.

“Çdo projekt do të përfshijë një investim të USAID dhe SIDE-s, në vlerën nga 250 mijë në 750 mijë dollarë dhe do të zgjasë të paktën dy vjet”, deklaroi Marcus Johnson, përfaqësues i USAID.

“Shpresoj që ky projekt t’i japë grave mundësi më të mëdha punësimi dhe fuqizim ekonomik”, tha më tej Brigitta Jansson, shefe e zyrës së SIDA-s në vendin tonë.

Ndërsa ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj u tha aplikuesve se, “mund të sillni ide në ekoturizëm, turizëm historik dhe atë sportiv”.

Thirrja për aplikim për organizata të ndryshme që do të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e turizmit do të qëndrojë e hapur për një vit dhe do të kryhet përmes portalit të qeverisë amerikane grants.gov.

Top Channel