Mbërrijnë tifozët nga Maqedonia: Vijmë për ndeshjen, jo për trazira”

08/10/2015 10:40

Entuziazmi për ndeshjen Shqipëri-Serbi ka bërë që qindra shqiptarë nga Maqedonia t’i drejtohen Elbasanit për të ndjekur një prej takimeve më të komentuara përgjatë ditëve të fundit.

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, atmosfera dhe emocionet para ndeshjes janë bërë të dukshme përmes qelesheve dhe flamujve kuqezi të veshura në mënyrë simbolike nga shqiptarët e ardhur nga Struga, Ohri, Kumanova, Kërçova, Shkupi dhe shumë qytete të tjera shqiptare të Maqedonisë.

Teksa kanë kaluar kufirin në drejtim të Elbasanit, të gjithë ata janë shprehur se janë të interesuar për ndeshjen dhe jo për trazira. Sipas tyre, nata e sotme është nata më e madhe e gjithë shqiptarisë.

Sipas të dhënave të policisë kufitare, për shkak të ndeshjes dhe dyndjes së qindra tifozëve janë shtuar masat e kontrollit në këtë pikë kufitare. 

Top Channel