Roma dhuron spektakël ndaj Fiorentinës, festival golash në Olimpico dhe vendi i pestë në klasifikim Ekzaktësisht në 17:50 avioni që transportoi kombëtaren serbe të futbollit dhe stafin e saj preku pistën e aeroportit të Rinasit.
Qindra efektivë të Policisë së Shtetit, FNSH dhe repartit RENEA, prej orësh kishin rrethuar gjithë perimetrin e aeroportit të Rinasit, për të siguruar gjithçka në momentin e mbërritjes së delegacionit serb në Tiranë. Veç drejtuesve më të larë të Policisë së Tiranës, i pranishëm ishte dhe Ambasadori i Serbisë në Tiranë, i cili ka qenë i pari që ka pritur kombëtaren serbe.
Të shoqëruar nga një autokolonë e gjatë me makina dhe motor policie, dy autobusët kanë lënë aeroportin e Rinasit gati 20 minuta pas mbërritjes për t’u drejtuar për në dy hotele, në “Sheraton” ku është akomoduar ekipi kombëtar dhe stafi teknik dhe në “Rogner”, ku janë akomoduar pjesëtarët e tjerë të stafit që kanë shoqëruar kombëtaren e Serbisë.
E gjithë autostrada që lidh Rinasin me Tiranën ishte tërësisht e bllokuar dhe vihej re prezenca e madhe e forcave të rendit. Ndërkaq, situata ndryshoi në zonën e Doganës, ku nisën të shfaqeshin qytetarët e parë me flamuj kombëtar në duar, numri i të cilëve do të rritej ndjeshëm përgjatë gjithë rrugës së “Durrësit”. E pikërisht në këtë vend, dyshohet se ka ndodhur një incident i vogël, ku një person ka hedhur një gur në drejtim të autobusit, duke i shkaktuar vetëm një gërvishtje të lehtë një prej xhamave të tij.
Për këtë folën në konferencë shtypi edhe përfaqësuesit e skuadrës serbe. Nga ana e saj, Policia e Shtetit me anë të një njoftimi zyrtar bëri të ditur se ka nisur menjëherë puna për identifikim dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Ndryshe nga sa ishte deklarua më parë, kombëtarja serbe u akomodua në hotel “Sheraton”, pavarësisht pretendimeve të bëra më parë nga drejtuesit e Federatës Serbe. Në mbrëmje Ministria e Jashtme në Beograd ka përgatitur një notë proteste dhe thotë se ka thirrur ambasadorin shqiptar, Ilir Boçka për t’ia dorëzuar.
Top Channel
Roma dhuron spektakël ndaj Fiorentinës, festival golash në Olimpico dhe vendi i pestë në klasifikim