Ancelotti konfirmon rikthimin në pankinë sezonin e ardhshëm

07/10/2015 00:00

Carlo Ancelotti do të rikthehet të bëjë rolin e trajnerin sezonin e ardhshëm. Është vetë tekniku italian, që e ka konfirmuar këtë në një intervistë për “Associated Press”.

Në fund të sezonit 2014-2015, ai u largua nga Reali i Madridit për të marrë një vit pushim, por zërat e fundit e lidhën atë me mundësinë për të drejtuar Liverpoolin, zëra që Ancelotti i përgënjeshtroi menjëherë.

“Po e kaloj mjaft mirë këtë periudhë pushimi – tha Ancelotti në intervistën e tij. – Por, dëshira ime është që t’i rikthehem punës, pasi profesioni i trajnerit është pasioni im. Do të shfrytëzoj deri në fund këtë kohë pushimi, për të qenë gati për sezonin e ardhshëm”.

Top Channel