
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka takuar të martën ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems, dhe ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, me të cilët diskutoi për zhvillimet e tanishme në Kosovë, agjendën evropiane e me theks të veçantë për MSA-në dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Në takimet e ndara me ambasadorët holandezë dhe hungarezë, ministri Çollaku tha se Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që Bashkimi Evropian të lëvizë tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së.
Sipas komunikatës për media të lëshuar pas takimeve, të dy ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mbështetje Ministrisë së Integrimit Evropian për përmbushjen e kritereve në proceset integruese evropiane.
Top Channel