Ersekë, shkolla e kthyer në magazinë; nxënësit, mësim në degradim

06/10/2015 11:40

Godina e amortizuar e shkollës fillore dhe kopshtit në fshatin Qinam të Ersekës, përveçse i ngjan shumë pak një institucioni arsimor është shndërruar në një magazinë ku banorët mbajnë prodhimet e tyre bujqësore.

Neglizhenca për mirëmbajtjen e kësaj ndërtese reflektohet qartë tek suvatë e rrëzuara, instalimet elektrike dhe tualetet jashtë funksionit, por edhe nga fëmijët që mësojnë përkrah klasës së shndërruar në magazinë mollësh.

Një klasë kolektive me 8 nxënës dhe 10 fëmijë të parashkollorit mësojnë në këtë ambjent, i cili është jashtë çdo standardi.

Shqetësimi nuk fshihet as nga prindërit e as nga mësuesja, e cila pohon se janë sinjalizuar institucionet përkatëse dhe pritet që të bëhet një rikonstruksion i pjesshëm i saj.

Për vogëlushët e këtij fshati dëshira më e madhe është që të zhvillojnë mësimin në një shkollë normale dhe të jenë të barabartë me gjithë të tjerët.

Top Channel