20-vjetori i Fondit Shqiptaro-Amerikan

06/10/2015 18:40

Kryeministri Edi Rama organizoi në sallën e “Hartave” në Kryeministri, një ceremoni me rastin e 20-vjetorit të pranisë në vendin tonë të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Në këtë pritje morën pjesë kryetari i Fondit, Michael Granoff, si dhe studentëve të programit “Lead Albania”.

Fondi Shqiptaro-Amerikan u themelua në vitin 1995, nga Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton.

Krijimin e Fondit, Kryeministri e cilësoi si fillimin e një kapitulli të ri për Shqipërinë dhe marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri – SHBA.

Rama nënvizoi se Fondi Shqiptaro-Amerikan është modeli që ka shërbyer si pikë referimi për të gjithë ata që kanë nevojë në rrugën e realizimit të ideve sipërmarrëse në vendin tonë.

Për kontributin e dhënë në 20 vitet e pranisë në Shqipëri, Kryeministri Rama i akordi Presidentit të Fondit, Michael Granoff, “Medaljen e mirënjohjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA