Kosovë, Mustafa: Mbikëqyrje të rekomandimeve për liberalizimin e vizave

05/10/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u bën thirrje institucioneve përgjegjese, që në mënyrë të vazhdueshme të mbikëqyrin adresimin e rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave, të cilat pritet të përfundohen në fund të muajit nëntor.

Sipas një komunikate për media për këtë çështje, Mustafa zhvilloi këtë të hënë një takim me disa nga ministrat e tij; ministrin e Jashtëm Thaçi, atë të Integrimit Europian Çollaku, si dhe ministrin e Brendshëm Hyseni. Pjesë e këtij takimi ishin edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi; kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Siç thuhet në komunikatë, në takim u shpreh gjithashtu përkushtimi i plotë për adresimin e rekomandimeve pa humbur kohë, në mënyrë që Bashkimi Europian të marrë sa më shpejt vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Top Channel