Sheshi “Italia”, Veliaj: Parkim publik me pagesë në administrimin e bashkisë

03/10/2015 13:10

Sheshi “Italia” para stadiumit “Qemal Stafa” ka nisur të marrë një pamje të re pas një investimi të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës.

“Një ambient, i cili për katër vite ishte një hapësirë e rrënuar, brenda pak ditësh do të shndërrohet në parking publik me pagesë nën administrimin e bashkisë. Them me pagesë sepse bashkia ka nevojë për fonde, por lajmi i mirë është se çdo e ardhur nga parkingu publik i bashkisë do të investohet në korsi biçikletash dhe gjelbërim për qytetin”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku Velija theksoi se parkingu që po ndërtohet do të jetë në dispozicion qytetarëve, sidomos të atyre që vizitojnë kodrat e Liqenit Artificial apo zonat përreth, të cilët do të kenë një mundësi më shumë për një vend parkimi për makinën e tyre.

Sipas tij, ky do të jetë vetëm parkingu i parë mes disa të tillëve që Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndërtojë, si një përpjekje për të lehtësuar sadopak problemin e parkimit në kryeqytet.

Top Channel