Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik Sheshi “Italia” para stadiumit “Qemal Stafa” ka nisur të marrë një pamje të re pas një investimi të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës.
“Një ambient, i cili për katër vite ishte një hapësirë e rrënuar, brenda pak ditësh do të shndërrohet në parking publik me pagesë nën administrimin e bashkisë. Them me pagesë sepse bashkia ka nevojë për fonde, por lajmi i mirë është se çdo e ardhur nga parkingu publik i bashkisë do të investohet në korsi biçikletash dhe gjelbërim për qytetin”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Kryebashkiaku Velija theksoi se parkingu që po ndërtohet do të jetë në dispozicion qytetarëve, sidomos të atyre që vizitojnë kodrat e Liqenit Artificial apo zonat përreth, të cilët do të kenë një mundësi më shumë për një vend parkimi për makinën e tyre.
Sipas tij, ky do të jetë vetëm parkingu i parë mes disa të tillëve që Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndërtojë, si një përpjekje për të lehtësuar sadopak problemin e parkimit në kryeqytet.
Top Channel