Bashkia e Tiranës, plan masash për zhvendosjen e romëve

02/10/2015 14:45

Bashkia e Tiranës lajmëron një plan të detajuar masash për zhvendosjen e 50 familjeve rome nga zona e Liqenit Artificial pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë.

Stafi i Bashkisë së Tiranës që do të merret me zhvendsojen e tyre i ka lënë 10 ditë afat që të lirojnë hapësirën publike pranë Parkut të Liqenit, të cilën bashkia ka në plan ta rehabilitojë.

Vendimi për të larguar këto familje rome të ardhura nga Elbasani dhe Berati, që prej disa vitesh qëndrojnë në një fushë në breg të liqenit, është marrë pas ankesave të vazhdueshme të banorëve të zonës për zhurmë dhe ndotje të mjedisit.

Situata kulmoi disa ditë më parë, kur një shtetas gjerman që jeton pranë zonës së Liqenit Artificial u rrah barbarisht nga gjashtë anëtarë të komunitetit rom, pasi tentoi të shuante një zjarr të ndezur nga këta të fundit.

Top Channel