Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel Jemi mësuar shpesh me përplasje mes futbollistëve dhe gjyqtarëve, pas ndonjë vendimi qartësisht të padrejtë por edhe kur vendimet e tyre normale konsiderohen si të padrejta nga njëra palë në fushë.
Por në Brazil, reagimi i një arbitri gjatë një ndeshjeje amatore ka lënë të shtangur të gjithë. Ai ka nxjerrë armën e tij të brezit gjatë një grindjeje me lojtarët e një ekipi në fushë, e për këtë arsye tashmë do të përballet edhe me masa disiplinore.
Gabriel Murta, që siç bën të ditur Federata braziliane e Futbollit është oficer policie, është goditur dhe rrahur gjatë një ndeshjeje amatore të fundjavës në periferitë e Belo Horizontes, ndërkohë që trajneri i njërit prej ekipeve kishte hyrë në fushë për t’i kërkuar llogari arbitrit për mosnxjerrjen e kartonit të kuq.
Pamjet tregojnë se gjyqtari, në shmangie e sipër nga sherri, nxjerr pistoletën nga të mbathurat e tij dhe ua drejton lojtarëve, por për fat ishin ndihmësit e tij që e ndalën.
Shefi i Shoqatës së gjyqtarëve lokalë, Giuliano Bozzano, tha se Federata e Minas Gerais do të shqyrtojë rastin e Murtas dhe për këtë ka punësuar edhe një psikolog.
Top Channel