Frikë nga helmimi, Serbia vjen në “Elbasan Arena” me kuzhinier serb

29/09/2015 00:00

Mediat serbe vazhdojnë të publikojnë çdo ditë lajme, në lidhje me organizimin e ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të luhet më 8 tetor në “Elbasan Arena”.

E fundit është hipoteza e tyre se, skuadra serbe rrezikon helmimin nga ushqimi.

Sipas mediave, për të qenë më të sigurtë, Federata serbe ka vendosur të marrë me vete edhe një kuzhinier, i cili do të kontrollojë cilësinë e ushqimit dhe do të përgatisë menynë për lojtarët serbë.

Këtë vendim të tyrin, Federata serbe e argumentoi me atë që ndodhi pak kohë më parë në Minsk, ku 17 lojtarë të Luksemburgut u helmuan nga ushqimi para ndeshjes me Bjellorusinë.

Përfaqësuesja e Serbisë, e cila ndodhet në vendin e fundit në grup, do të vijë në Tiranë një ditë para ndeshjes në “Elbasan Arena”.

Top Channel