Berat, IKMT në ndihmë të bashkisë; shemb godinat pa leje
29/09/2015 13:50
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit i ka ardhur në ndihmë aksionit të ndërtimorëve në Berat, duke shembur objekte pa leje në dy lagje, ndërkohë që parashikohet edhe një fazë e dytë ndërhyrjeje në zona të tjera të qytetit.
IKMT ka rrafshuar këtë të martë 6 objekte pa leje në lagjen “22 Tetori”, si magazina dhe garazhe.
Në këtë aksion është përfshirë edhe lagjia “Çlirim”, në hyrje të qytetit, ku janë prishur disa objekte të tjera informale dhe që ishin bërë pengesë për projektin e bashkisë për lirimin e hapësirave publike.
Aksioni i IKMT mësohet se do të vazhdojë me një fazë tjetër të prishjes së ndërtimeve pa leje në qendër të qytetit, ku parashikohet të prishen lokale, dyqane, etj.
Top Channel