“Shqiponja” e Lilës irriton grekët

27/09/2015 14:45

Festimi i Andi Lilës pas shënimit të golit ka nxjerrë në plan të dytë fitoren e thellë 5-1 të Olimpiakosit ndaj Pas Janinës. Shënimi i golit të vetëm për Pas Janinën u prit nga tifozët me duatrokitje, të cilat u shndërruan menjëherë në konstestime pas festës me shqiponjë që bëri futbollisti i kombëtares sonë.

Pas fërshëllimave të tifozëve, Andi Lila ka zënë një hapësirë të madhe edhe në mendiat helene, të cilat e kanë përkufizuar veprimin e tij si simbolin e “Shqipërisë Etnike”. Shumë prej tyre shkruanin se veprimi i Lilës shkaktoi tension në një ndeshje qe ishte relativisht e qetë. E vetmja nga gazetat greke e cila ka tentuar të ulë pak tensionin e krijuar në “Karaiskaqi” ka qenë e përditshmja “Metrosport”, që shkruante se simboli i shqiponjës është përdorur shpesh nga ylli i Olympiacos, Pajtim Kasami gjatë sezonit të kaluar.

Ndërkohë, festa me shqiponjë mund t’i shkaktojë probleme Lilës për vazhdimësinë e tij në klubin e Pas Janinës. Mediat greke theksojnë se pas ndeshjes trajneri Giannis Petrakis ka pohuar se drejtuesit e klubit do ta diskutojnë atë që ndodhi pas golit dhe më pas do të dalin me një përfundim.

Top Channel