F1, pas triumfit në Japoni, Hamilton barazon idhullin e tij, Senna

27/09/2015 08:40

Lewis Hamilton triumfoi në Çmimin e Madh të Japonisë dhe barazoi rekordin e Airton Sennas me 41 fitore në Formula 1. Britaniku, së bashku me makinën e tij Mercedes ishin të pakapshëm në pistën e Suzukas, duke iu afruar gjithnjë e më shumë titullit të tretë kampion, po aq idhulli i tij, braziliani Senna.

Suksesi i tretë i Hamilton në Suzaka u vendos që në kthesën e parë. Rosberg bëri një nisje jo të mirë, duke i dhënë mundësinë britanikut të marrë kryesimin dhe të mos e lëshojë atë deri në xhiron e fundit. 30-vjeçari ngjitet në kuotën e 277 pikëve dhe titullin kampion tashmë mund ta humbasë vetë ai, pasi ndjekësi më i afërt, që është shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg është 48 pikë larg.

Gjermani i Mercedesit zuri vendin e dytë në Japoni, një “dopietë” kjo, që i mungonte skuadrës gjermane që prej Çmimit të Madh në Belgjikë.

Në vend të tretë u rendit Sebastian Vettel, i cili ngjitet për të 6-in vit radhazi në podiumin e Suzukas. Një garë pozitive për Ferrarin, pilotët e së cilës u renditën njëri pas tjetrit, në pistën më të vështirë të kampionatit të Formula 1.

E ka mbyllur sërish jashtë zonës së pikëve Fernando Alonso. Spanjolli i Hondas ka hapur mjaft polemika me deklaratën e tij pas garës, duke krahasuar makinën që piloton me ato të një kategorie më poshtë. Një strategji e zakonshme e Alonsos kjo, i cili sa herë kërkon të largohet në një tjetër ekip sulmon makinën dhe skuadrën.

FOTO GALERI
2/8
Sebastian Vettel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA