VV, Ymeri reagon për konferencën antikorrupsion

25/09/2015 20:55

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar lidhur me konferencën e mbajtur këtë të premte për korrupsionin, ku të pranishëm ishin udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

“Krerët e shtetit të kapur, që njëkohësisht janë krerët e kapjes së shtetit, e paskan vlerësuar sot në nivel heroizmi e patriotizmi të skajshëm, denoncimin e korrupsionit (Jahjaga e Veseli). Për më tepër, kryeministri paska thënë, që korrupsioni na qenka rezultat i moskrijimit të kritereve morale e ligjore në shoqëri”, ka shkruar Ymeri.

Në këtë postim, ndër të tjera kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri i kujton kryeministrit kohën kur ishte kryetar i Prishtinës, duke e akuzuar atë për keqpërdorim dhe uzurpim të pronës publike; kryediplomatit kosovar, Hashim Thaçi, kohën kur ishte kryeministër; ndërsa kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kohën kur ishte në krye të SHIK-ut, e që – sipas tij, – ka 16 vite që zhvat pasurinë e popullit. Ndërkaq, për Presidenten Atifete Jahjaga ka shkruar se, erdhi në Presidencë nga zarfi i Christopher Dell.

“Kriminelët ordinerë, fajdexhinjtë dhe trafikantët janë të lirë nëpër rrugë dhe nxiten të ndërmarrin veprime kundër opozitës, ndërsa policia përdoret për të ndalur protesta e peticione”, ka shkruar në komentin e tij Ymeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA