Thaçi: Kosova, anëtarësim në federata të reja sportive

25/09/2015 21:55

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar anëtarësimet e  Kosovës në organizatat ndërkombëtare sportive.

Në profilin e tij, numri dy i qeverisë ka paralajmëruar mundësi të reja për sportistët kosovarë.

“Kosova me hapa të sigurt po e ndërkombëtarizon sportin e saj. Prej sot, ajo është anëtare edhe e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit dhe Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës. Viti i ardhshëm, vit i mundësive të reja për sportistët tanë“, ka shkruar Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA