Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët Ndonëse jemi në vitin 2015 shqiptarët vazhdojnë ende të përdorin metodat tradicionale për tu mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara gjatë marrëdhënieve seksuale.
Këtë e tregojnë shifrate e ulëta të përdorimit të kontraceptivëve të cilat ofrohen falas në qendra shëndetësore dhe konsultoret e grave. Shpesh është mungesa e informacionit për kontracepitvët nëse i largohemi sado pak zonave urbane drejt atyre rurale.
“Shtatzënitë e paplanifikuar ndodhin çdo vit tek femrat që nuk përdorin asnjë nga metodat kontraceptive, ose si rezultat e përdorimit jokorrekt të kontracepsionit. Mungesa e njohurive për kontracepsionin shpesh shërben si barrierë për përdorimin e kontraceptivëve. Nga viti 2010 e në vijim, qeveria shqiptare siguron 100 për qind mbulesën kontraceptive me fondet e veta në sektorin publik pa qënë e varur nga ndihma e përdoruesit të huaj”, tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.
Në Shqipëri vetëm 13 % e çifteve përdoirn kontraceptivë. Edhe pse gratë janë më të informuara në lidhje me përdorimin e tyre, sërish sipas statistikave 40 % e shtatëzënive rezultojnë të padëshiruara dhe pothuajse se gjysma e kësaj përqindjeje shkon drejt abortit duke rrezikuar shëndetin e gruas dhe aftësinë e saj riprodhuese në një kohë të dytë. Përveç një planifikimi të mirë për numrin e fëmijëve që dëshirojnë të kenë,kontraceptivët parandalojnë abortet por mbrojnë partnerët nga transmetimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Top Channel