Gjykata Administrative i dha të drejtë shoqërisë “Cali” për të shfrytëzuar Lagunën e Patokut, për të cilën në Laç 20 ditë më parë u plagosën shtatë persona, ndërkohë që përfundoi në paraburgim edhe deputeti socialist, Armando Prenga, si njëri ndër të përfshirët në konflikt.
Gjykata Administrative deklaroi shfuqizimin e dy vendimeve të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat i jepnin të drejtën e shfrytëzimit të Lagunës shoqërisë rivale “Tenki 001”, me argumentin se tenderi i zhvilluar nga Ministria ka qenë jo korrekt përsa kohë nuk ka marrë parasysh kriteret siç janë investimet e kryera në vite nga Calët.
“Do të presim drejtësinë dhe çfarë do të bëjë ministria. I kemi hyrë rrugës ligjore dhe nuk mërzitemi. Do të presim kur të vijë tamam e drejta jonë atëherë do të nisim punën. Duam drejtësi, nuk duam asgjë tjetër”, tha Gjon Cali, administrator i shoqërisë.
Në fillim të shtatorit, deputeti i përjashtuar nga PS, Armando Prenga, nën shoqërinë e disa personave të tjerë, u konfliktua me familjen Cali për Lagunën, ndërsa këta të fundit njoftuan policinë lokale.
Konflikti më pas u zhvendos pranë Komisariatit të Laçit, ku edhe u shënuan shtatë të plagosur. aktualisht në paraburgim. Mes të ndaluarve, me vendim të Gjykatës së Lartë ndodhet edhe deputeti Prenga, i dyshuar për armëmbajtje pa leje, plagosje me dashje dhe kanosje për jetën.
Top Channel