Kosovë, shkarkohet kreu i Listës Serbe, Jabllanoviç

25/09/2015 17:40

Me kërkesë të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës dhe të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Qeveria e Serbisë ka shkarkuar udhëheqësin e “Listës Serbe”, Aleksandër Jabllanoviç, nga posti i kryetarit të kësaj force politike.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka konfirmuar se Jabllanoviç nuk është më të krye të “Listës Serbe”.

Ai e ka thënë këtë pas një takimi, që ka zhvilluar të enjten në Beograd me zëvendëskryeministrin serb të Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviç, i cili ka përcjellur gjithashtu në Beograd kërkesën për shkarkimin e Jabllanoviçit.

Stojanoviç ka thënë për mediat serbe se, ky vendim nuk do ta përçajë “Listën Serbe”.

Në takimin me Gjuriç në Beograd, veç Stojanoviçit ishin edhe ministrat e Qeverisë së Kosovës, Lubomir Mariç dhe Dalibor Jevtiç, si dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç.

Zv.kryemknistri serb në Kosovë, Stojanoviç ka deklaruar gjithashtu se, Aleksandër Jabllanoviç ka qenë i gatshëm t’i fusë në rrugë të këqija përfaqësuesit e “Listës Serbe”.

“Një shumë e madhe mjetesh financiare ka qenë në llogaritë e Listës Serbe, ndërsa nuk është zhvilluar asnjë aktivitet dhe nuk është hapur asnjë zyrë e ‘Srpska’-s, askund”, ka thënë Stojanoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA