Prishtinë, makina përplas për vdekje 35-vjeçarin

23/09/2015 17:30

Një këmbësor ka humbur jetën në fshatin Bardhosh pranë Prishtinës. Ai ishte duke zbritur nga autobusi, kur një automjet që vinte me shpejtësi e ka përplasur. Si pasojë, Xhabir Ahmeti, i moshës 35-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas agjencisë së lajmeve “Kosovapress”,  drejtuesi i automjetit “Mercedes”  që është arrestuar tashmë, është arsyetuar se ka pasur një urgjencë për në spital dhe ndaj ka qenë me shpejtësi.

Ditët e fundit në Kosovë janë shtuar ndjeshëm aksidentet automobilistike me fatalitet dhe për këtë policia ka tërhequr vemendjen ndaj drejtuesve dhe mospërshtatjes me kushtet e rrugës, sidomos në ditët me shi.

Të dielën pasdite, një automjet me shpejtësi  120 kilometra në orë mori përpara një grup njerëzish në një stacion autobusi në Prishtinë, duke lënduar 11 vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA