John Hamm fiton Emmy për Don Droper
21/09/2015 09:55
Pas tetë vitesh nominime për Mad Men, Jon Hamm ka fituar një çmim Emmy për rolin e tij të Don Draper, si aktor kryesor në një dramë. 44-vjeçari nuk harroi të përshëndeste edhe ish të dashurën e tij, Jennifer Westfeldt me një fjalim mjaft emociounes.
Ai ka falenderuar një femër me emrin “Jen”, duke folur me një zë të ulët dhe mjaft i befasuar që ndodhej në atë skenë. “Ka pasur një gabim të madh, ju falenderoj për këtë. Ishte e pamundur të nominoheshe me gjithë këta njerëz të mrekullueshëm, dhe është e pamundur të qëndrosh këtu. Është e pamundur të bësh këtë serial me këtë kast të mrekullueshëm, me këta njerëz të pabesueshëm, shkrimtarë të pabesueshëm, stafi, rrjeti i studiove”, e nisi fjalimin Hamm.
Top Channel