Elbasan, tregtarët duan të trajtohen si ambulantë

21/09/2015 11:55

Tregtarët e vegjël në Elbasan protestuan para bashkisë së tyre duke kërkuar të trajtohen si tregtarë ambulantë dhe të mos pajisen me kasa fiskale.

“Ne kemi fëmijë për të ushqyer. Nuk na lejon policia sepse thotë që ka urdhër nga kryetari i bashkisë. Jemi dakord që mos të shesim në rrugë, por duhet të na gjejnë vendin ku të tregtojmë 

Edhe në Elbasan, tregtarët kërkojnë ndihmën e kryebashkiakut, ndërsa grupet e kontrollit të tatimorëve, Inspektoratit të Punës dhe institucioneve të tjera vijojnë kontrollet dhe gjobitjet.

Top Channel